Showbiz

Dua Lipan e krahasojnë me Cherin, reagon këngëtarja 76-vjeçare

 

Hyjnesha e Pop-it, Cher, ia ka mbyllur gojën një fanseje që e krahasoi atë me Dua Lipën, të martën në rrjetet sociale, për shkak të dukjes së këngëtares kosovare në një dasmë të miqve të saj në Francë.

“Dua Lipa, Cher e gjeneratës sonë”, shkroi përdoruesja e Twitterit së bashku me një video të këngëtares së hitit “Levitating”, në ndarjen e çmimeve Grammy të vitit të kaluar.