Showbiz

Dua Lipa mohon se e ka vjedhur këngën “Levitating”

Foto: Alban Bujari/KOHA
 

Dua Lipa ka deklaruar se “asnjëherë nuk ka dëgjuar” për këngët për të cilat është ngritur padi për plagjiaturë kundër saj.

Në mars të këtij viti, tekstshkruesit L Russell Brown dhe Sandy Linzer e kanë akuzuar këngëtaren kosovare me famë botërore se hitin e saj të vitit 2020 “Levitating” e ka vjedhur nga kënga e tyre e vitit 1979 “Wiggle and Giggle All Night”.