Showbiz

Tirana gati për koncertin e Rita Orës

 

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, e cila një ditë më parë mbërriti në Tiranë, u dekorua nga presidenti me titullin e lartë “Naim Frashëri”, për kontributin e dhënë në lartësimin e vlerave artistike dhe njerëzore përmes artit.

Më pas gjatë ditës këngëtarja u prit dhe nga ftuesi i saj kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili e falënderoi Rita Orën për shembullin pozitiv që u jep të rinjve dhe të rejave shqiptare. Këngëtarja me famë botërore Ora, u shpreh krenare për origjinën e saj dhe siguroi se nuk do të ndalet së promovuari atë.