Showbiz

Fajësoi Ukrainën për luftën, themeluesi i Pink Floydit anulon koncertet në Poloni

Foto: AP
 

Bashkëthemeluesi i grupit Pink Floyd, Roger Waters, ka anuluar koncertet e planifikuara në Poloni, shkroi “Euronews” të hënën.

Një zyrtar i Tauron Arena në Krakov, ku Waters ishte planifikuar t’i mbante dy koncerte në prill të vitit të ardhshëm, tha se ato nuk janë shtyrë për asnjë datë tjetër, por janë anuluar tërësisht.