Showbiz

Mel B thotë se u ndie plotësisht e pafuqishme nga marrëdhënia e saj abuzive

 

Ish-anëtarja e grupit Spice Girl mbajti lotët teksa po jepte një rrëfim të jetës së saj me ish-bashkëshortin Stephen Belafonte nga i cili u divorcua pesë vjet më parë.

Mel B u shfaq sot në një ngjarje të organizuar nga The Sun dhe Women's Aid në konferencën e Partisë Konservatore në Birmingem. Ajo u bëri thirrje ministrave të rregullojnë sistemin gjyqësor të Britanisë dhe të rrisin fondet për të mbijetuarit e abuzimit në familje.