Showbiz

Rita Ora paralajmëron albumin e ri për muajin janar

Foto: AP/Associated Press
 

Këngëtarja me prejardhje kosovare dhe famë botërore, Rita Ora, i ka paralajmëruar fansat se albumi i saj i tretë do të publikohet në fillim të vitit të ardhshëm.

Ylli i hitit “Anywhere” që së fundmi mbajti koncert në Shqipëri, ka kohë që është duke punuar me shumë përkushtim në realizimin e albumit muzikor tejet personal, i cili vjen pas atij vitit 2018, “Phoenix”. Ora i ka premtuar fansat se tani e tutje, mund të presin shumë më shumë këngë dhe projekte filmike nga ajo.