Showbiz

Ye komenton pasojat e deklaratave të tij antisemitike

 

Pas një jave pasojash financiare për shkak të komenteve antisemitike në mediat sociale dhe nëpër intervista, Kanye West, po i komenton efektet që kanë pasur deklaratat e tij si dhe fjalët që i ka thënë për George Floydin dhe lëvizjen “Black Lives Matter”, shkruan CNN-i.

Në një video 16-minutash të shpërndarë nga “WmgLab Records” në “YouTube”, dhe që besohet të jetë incizuar menjëherë pasi kompania “Adidas” i dha fund bashkëpunimit me Westin, reperi i famshëm i adresohet turmës së paparacëve dhe njerëzve të mbledhur jashtë një ndërtese, duke thënë: “Mendoj që ngase po sulmohesha nga të gjithë, kompania ‘Adidas’ vlerësoi se ka të drejtë t’i rrëmbejë dizajnet e mia. Por, unë ndihem sikur Zoti po më përul tani. Shumë herë kur thosha se jam burri afrikano-amerikan më i pasur në industrinë e muzikës, e bëja në formë të mbrojtjes nga komentet rreth shëndetit tim mendor. Por, ajo që po ndodhë tani, është se unë jam duke u përulur”.