Showbiz

Kanye Westi mund ta humbë kujdestarinë e plotë të fëmijëve

Foto: AP/Associated Press
 

Reperi i njohur nga Chicago, Kanye West, është paralajmëruar se rrezikon ta humbë kujdestarinë e plotë të katër fëmijëve që i ka me ish-bashkëshorten, Kim Kardashian.

Ekspertët ligjorë thonë se gjykatësi mund të vendosë kundër reperit, që ai të ketë qasje të plotë ndaj fëmijëve, kjo pasi zgjodhi që të mos e ndjekë seancën dëgjimore të caktuar për 16 nëntor.