Showbiz

Bad Bunny – artisti më i transmetuar në “Spotify” për të tretin vit radhazi

Foto: AP
 

Bad Bunny ishte artisti më i transmetuar në Spotify në mbarë botën në vitin 2022, për të tretin vit me radhë.

Superylli portorikan dominoi edhe një herë Spotify Wrapped, përmbledhjen vjetore të shërbimit të transmetimit të artistëve dhe këngëve që përdoruesit e tij e kaluan vitin duke dëgjuar.