Showbiz

Keke Palmer e zbulon shtatzëninë në emisionin “SNL”

 

Aktorja, Keke Palmer, për herë të parë ishte prezantuese e emisionit humoristik, “Saturday Night Live”, me ç’rast nuk iu desh shumë që ta bënte këtë një eksperiencë të paharruar për të dhe publikun.

Në emisionin e transmetuar të shtunën (3 dhjetor), aktorja i konfirmoi thashethemet që po qarkullonin në mesi dhe e zbuloi lajmin se është shtatzënë me fëmijën e parë.