Showbiz

Të famshmit tjerë që vuajnë nga sindroma e njëjtë sikur Dua Lipa

 

Të pasurit sindromën e mashtrimit nuk do të thotë se është diçka negative. Shumica e njerëzve inteligjentë, ambiciozë dhe punëtorë, zakonisht e përjetojnë këtë sindromë në një pikë të karrierës së tyre.

Ndonjëherë, të gjithë ballafaqohemi me ndjenjën se po mashtrojmë. Se ne nuk i meritojmë vërtet sukseset që i arrijmë me shumë punë dhe mund. Por me sa duket, kjo është një ndjenjë e zakonshme mes njerëzve të arritur, pra frika për t'u ekspozuar, se nuk e meritojnë suksesi, nuk jeni aq të mirë sa të tjerët dhe mund të zbulohet në çdo moment.