Showbiz

“Emily in Paris” rikthehet me sezon të ri në Netflix

 

Aktorja Lily Collins rikthehet si protagoniste e serialit “Emily in Paris”. Netflixi tashmë e ka publikuar trailerin e plotë të sezonit të tretë të kësaj komedia shumë të shikuar.

Kryepersonazhi, Emily Cooper, vazhdon të punojë në punën e saj të ëndrrave në kompaninë franceze të marketingut. Por, tani ajo e gjen veten në një udhëkryq, duke zgjedhur mes partnerëve romantik dhe mundësive profesionale.