Handler, Jones e Leguizamo ndër prezantuesit mysafir të “The Daily Show”
Fundi i një epoke po afrohet me shpejtësi në emisionin “The Daily Show” të kanalit, “Comedy Central”, i cili e ka njoftuar publikun me fazën e parë të planeve për atë që do të vijë tutje.
Pas largimit permanent të prezantuesit disavjeçar, Trevor Noah, televizioni “Comedy Central” ka bërë të ditur këtë javë se legjendat e komedisë, përfshirë këtu yjet: Al Franken, Chelsea Handler, D. L. Hughley, Leslie Jones, John Leguizamo, Hasan Minhaj, Kal Penn, Sarah Silverman, Wanda Sykes dhe Marlon Wayans, do të shërbejnë si prezantues zëvendësues të emisionit mjaft të shikuar të natës, duke filluar nga 17 janari i vitit të ardhshëm.
Emisioni i fundit i Noahs do të transmetohet të enjten (8 dhjetor). Ende nuk dihet nëse rrjedha e shout do të vazhdojë me mysafirët e ftuar apo nëse së shpejti pritet të emërohet një prezantues i përhershëm.
Emisioni “The Daily Show” transmetohet çdo natë të javës nga ora 23:00 në “Comedy Central”, dhe në ditën vijuese është në dispozicionin e shikuesve përmes platformës “Paramount+”.