Showbiz

Dua Lipa dëshiron të bashkëpunojë me reperin Stormzy

 

Pop-këngëtarja e famshme, Dua Lipa, thotë se do t’i pëlqente shumë të bashkëpunojë me reperin britanik, Stormzy.

Ylli i hitit “Levitating” u shpreh jashtëzakonisht e lumtur kur mësoi se artisti 29-vjeçar e ka emëruar atë si personin që mezi pret të bashkëpunojë me të, dhe tregoi se do ta pranonte menjëherë mundësinë për të shkuar në studio incizuese dhe për ta realizuar këtë dëshirë të reperit.