Showbiz

Priscilla Presley kundërshton testamentin e vajzës së saj, Lisa Marie Presley

Foto: AP
 

Ish-bashkëshortja e Elvis Presleyt, Priscilla Presley, po sfidon vlefshmërinë e testamentit të vajzës së saj të ndjerë, Lisa Marie Presley.

Në një dosje gjyqësore të siguruar nga CNN-i, avokatët e Priscilla Presleyt depozituan një peticion duke kundërshtuar një ndryshim të vitit 2016 në testamentin e vajzës së saj.