Showbiz

Michael Jacksoni do të portretizohet nga nipi i tij në një film biografik

Foto: AP
 

Michael Jacksoni pritet të portretizohet nga nipi i tij, Jaafar Jackson, në një film biografik të drejtuar nga Antoine Fuqua.

Filmi i titulluar thjeshtë “Michael” do të ofrojë rolin e madh filmik për 26-vjeçarin Jaafar, i cili është djali i dytë i tekstshkruesit, Jermaine Jackson - vëllai më i madh i Michaelit, raportoi The Guardian të martën.