Showbiz

Prokurorët pretendojnë se Alec Baldwin nuk i ndoqi nga afër stërvitjet me armë pasi po fliste në telefon

 

Prokurorët në New Mexico të SHBA-së kanë pretenduar se aktori Alec Baldwin nuk ndoqi stërvitjet me armë në xhirimet e filmit “Rust” dhe bisedoi në telefon, e më pas nga pakujdesia kishte vrarë kolegen e tij Halyna Hutchins në vitin 2021.

Baldwin thuhet se nuk mori masat e nevojshme të sigurisë me Hannah Gutierrez-Reed, detyra e së cilës ishte të kujdesej për armët dhe plumbat. Gjithashtu u konstatua se ajo mori punën në këtë film falë Baldwinit, megjithëse më parë kishte punuar vetëm në një xhirim.