Performanca e Beyonces në Dubai – më e paguara në histori

Fobresi ka bërë të ditur se performanca private më e paguar ndonjëherë në histori është ajo e Beyonces në Dubai, në fund të janarit.
Forbesi ka vlerësuar se shuma prej 24 milionë eurosh me të cilën u pagua Beyonce në hapjen e një resorti luksoz në Dubai, e bën atë performancën më të paguar në histori.
Beyoncé e ka mbajtur koncertin e parë live që nga viti 2018, përpara një audience të përzgjedhur me rastin e hapjes së resortit të ri luksoz në Dubai “Atlantis The Royal”.
Performanca e cila zgjati 60 minuta filloi me interpretimin e një coveri të hitit “At Last” të Etta Jamesit, përpara se Beyonce t’i kthehej hiteve të saja më të njohura si, “Halo” dhe “Crazy in Love”. Në një moment të veçantë për publikun, këngëtarja u shoqërua në skenë nga vajza e saj, Blue Ivy.
Ndërkohë, pas kësaj performance, revista Forbes, transmeton Koha.net, ka bërë një vlerësim të pagesave për performancat private ndër vite, duke e vënë atë të Beyonces në krye të listës.
Më poshtë keni 10 performancat më të paguara në histori sipas Forbes:
10. Jennifer Lopez performoi në festën e përbashkët të ditëlindjes së miliarderit rus Andrei Melnichenko dhe gruas së tij në 2007 për 2.8 milionë dollarë të raportuara, sipas Billboard, plus 1.1 milionë dollarë shtesë për fluturimet dhe hotelet.
9. Ish-magnati, David Brooks thuhet se i ka paguar rok grupit “Aerosmith” 2.9 milionë dollarë për të luajtur në festën e vajzës së tij në vitin 2005, me kusht që ta linin nipin e tij të luante baterinë, sipas Billboard.
8. Themeluesi i “Motorola”, Greg Brown thuhet se i ka paguar Bruno Marsit 3.2 milionë dollarë për të performuar në dasmën e djalit të tij në vitin 2021, raportoi Fox Business.
7. George Michael grumbulloi 4.2 milionë dollarë pasi një manjat rus i paidentifikuar i minierave dhe lëndës drusore e solli atë në Moskë me avion privat, për të performuar në një festë private në vitin 2007, sipas The Guardian.
6. Beyoncé performoi në festimet para dasmës së Isha Ambani, vajzës së Mukesh Ambani, njeriu i dhjetë më i pasur në botë, në vitin 2018, për më shumë se 4.7 milionë dollarë, sipas Hindustan Times.
5. Në vitin 2005, People raportoi se Andrei Melnichenko, i cili financoi performancën e Jennifer Lopezit në vitin 2007, i pagoi Christina Aguileras 6 milionë dollarë për të kënduar në dasmën e tij në jug të Francës.
4. Një zotëri i paidentifikuar dikur dyshohet se i pagoi grupit “Eagles” 6 milionë dollarë për të performuar vetëm këngën “Hotel California” në një festë private në New York City, raportoi Billboard.
3. Në vitin 2011, Billboard raportoi se Celine Dion performonte në 2-3 ngjarje private në vit, secila për 8.5 milionë dollarë.
2. Në vitin 2002, miliarderi David Bonderman i pagoi The Rolling Stones 18.7 milionë dollarë për të performuar në ditëlindjen e tij të 60-të, sipas Sydney Morning Herald.
1. Beyonce kryeson listën pasi u pagua 24 milionë dollarë për të performuar në lansimin e hotelit në Dubai “Atlantis The Royal” më 22 janar, sipas raporteve të tabloideve duke përfshirë TMZ dhe The Sun.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.