Showbiz

Viola Davis arriti statusin “EGOT” me triumfin në “Grammy”

Foto: AP/Associated Press
 

Aktorja 57-vjeçare, Viola Davis, u bë personi i katërt afrikano-amerikan që e arrin statusin “EGOT”, falë fitimit të shpërblimeve “Emmy”, “Grammy”, “Oscar” dhe Tony”, gjatë karrierës së saj.

Këtë triumf aktorja e arriti kur u nderuar me “Grammy” për librin me kujtime, “Finding Me”.