Showbiz

Queen Latifah u bën thirrje repereve të bashkëpunojnë më shumë

Foto: AP/Associated Press
 

Ylli 52-vjeçar i muzikës dhe filmit, Queen Latifah, u ka kërkuar repereve ta lënë anash “egon” e tyre dhe të punojnë më shpesh në projekte të përbashkëta.

Ikona e repit, e cila e publikoi albumin debutues, “All Hail the Queen’’, në vitin 1989, tha : “Unë do t’iu thosha atyre se tani është koha e duhur që të bëni çfarë të doni me karrierën tuaj, sepse në kohën tonë, të tjerët i merrnin këto vendime për ne. Shumë grupe atëkohë e përfshinin nga një rep-artiste në grup dhe nuk na lejonin të punonim të gjitha me njëra-tjetrën. Por, disa prej artisteve që ishim më të zgjuara, natyrisht që e shfrytëzonim çdo mundësi të mundshme për të marrë pjesë në projektet e njëra-tjetrës, duke krijuar kështu hite të jashtëzakonshme  të cilat e lartësonin këtë zhanër muzikor. Prandaj, nëse e keni fuqinë dhe dëshironi të bashkëpunoni me dikë tjetër, bëjeni këtë pa hezituar. Pengesa më e madhe gjithmonë ka qenë egoja personale, dhe në të shumtën e rasteve nuk bëhet fjalë për egon tonë, por të personave të tjerë që kanë konkurrencë me njëri-tjetrin, dhe ne përfundojmë duke i bartur pasojat e veprimeve të tyre”.