Showbiz

Linkin Park të premten publikon këngë që përfshin vokalin e Chester Bennington

 

Linkin Park do të publikojë një këngë të padëgjuar më parë që përfshin zërin e Chester Bennington, i cili bëri vetëvrasje në moshën 41-vjeçare më 20 korrik 2017.

Kënga e ardhshme, e titulluar “Lost”, u zbulua fillimisht përmes një sërë mesazhesh të fshehta të shpërndara në llogaritë e mediave sociale të grupit dhe do të lansohet në 20-vjetorin e albumit të grupit të vitit 2003 të quajtur Meteora. Kënga do të dalë të premten, shkruan The People.