Showbiz

Shitje rekorde e biletave për koncertin e parë të Beyonces

Foto: AP/Associated Press
 

Biletat për koncertin e parë të turneut të ardhshëm të Beyoncés, “Renaissance World Tour” tashmë janë shitur dhe grupi i menaxhimit të koncerteve, “Live Nation”, bëri të ditur se një koncert i dytë në Stokholm është shtuar për shkak të kërkesës së lartë.

Turneu që e shënon rikthimin e yllit të muzikës R&B në skenë, fillon më muajin maj në Suedi dhe përfshinë koncerte në vende të tilla si, Londra, Parisi, Barcelona, Toronto, dhe qytete të tjera të Shteteve të Bashkuara. Ndërkaq, performanca e fundit e Beyonces pritet të zë vend në New Orleans më 27 shtator.