Showbiz

Affleck dhe Damon bashkohen për filmin “Air”

 

Platforma Amazon e ka publikuar trailerin e parë të filmit të ardhshëm, “Air”, i cili vjen me regji të yllit hollywoodian, Ben Affleck.

Filmi fokusohet në partneritetin mes basketbollistit Michael Jordan dhe kompanisë “Nike”, në krijimin e brendit të atleteve “Air Jordan”, që e revolucionarizoi botën e sportit. Ky projekt e shënon rikthimin e Affleckut në rolin e regjisorit pas filmi të vitit 2016, “Live by Night” dhe filmit më të mirë të vitit 2012, “Argo”. Ben po ashtu luan në film.