Showbiz

Dënohet me 60 vjet burgim vrasësi i reperit, Nipsey Hussle

Foto: AP
 

Burri i akuzuar për vrasjen e reperit, Nipsey Hussle, është dënuar me 60 vjet burgim.

Eric R. Holder, Jr. u shpall fajtor për vrasje të shkallës së parë korrikun e kaluar për vrasjen e Hussle - emri i vërtetë i të cilit është Ermias Asghedom. Vrasja ishte kryer jashtë dyqanit të veshjeve të Hussle në Los Anxhelos, në vitin 2019.