Showbiz

Barry Keoghan në bisedime për të luajtur në “Gladiator 2”

Foto: AP
 

Aktori i nominuar për çmimin Oscar, Barry Keoghan, është në bisedime për t’iu bashkuar Paul Mescalit në vazhdimin e filmit Gladiator 2, ka raportuar të dielën “Hollywood Reporter”.

Keoghan pritet të luajë një personazh të quajtur Perandori Geta, i cili ishte një perandor i vërtetë romak.