Showbiz

Lovato debuton si regjisore me dokumentarin “Child Stars”

Foto: AP/Associated Press
 

Këngëtarja dhe aktorja 30-vjeçare, Demi Lovato, e cila karrierën e filloi në serialin televiziv për fëmijë, “Barni and Friends”, kur ishte vetëm 10-vjeçare, është duke e bërë një film të ri për platformën Hulu.

Sipas revistës “Rrolling Stone”, dokumentari e sjell historinë e personaliteteve të famshme që janë rritur në syrin e publikut dhe vështirësitë që vijnë me të qenit vazhdimisht në qendër të vëmendjes, dhe gjithçka do të rrëfehet përmes pikëpamjes të disa prej personave më të famshëm në botë të cilët janë bërë të famshëm si fëmijë.