Tre persona janë shpallur fajtorë për vrasjen e reperit XXXTentacion në vitin 2018.
Gjykata në Florida dënoi Michael Boatwright 27-vjeçar, Dedrick Williams 26-vjeçar dhe Trayvon Newsome 24-vjeçar.
Të tre u akuzuan për vrasjen e reperit, shkruan BBC.
Një tjetër person, Robert Allen, u deklarua fajtor vitin e kaluar për bashkëpjesëmarrje.
Të tre përballen me dënim të përjetshëm.
Reperi XXXTentacion, u qëllua dhe u vra në mes të ditës në Florida në qershor të vitit 2018.
Ai ishte duke vizituar një dyqan motoçikletash dhe po largohej kur iu afruan dy persona të maskuar të armatosur, të cilët i kërkuan para.
Njëri nga burrat qëlloi reperin gjatë një përleshjeje me armë. Më pas të dyshuarit morën çantën e të dyshuarit me 50.000 dollarë para të gatshme të cilat reperi sapo i kishte tërhequr nga banka.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.