Mbretëresha e muzikës pop ka shpërndarë disa storje në llogarinë e saj në Instagram në të cilat flet për disa rregulla që fëmijët e saj duhet të ndjekin.
Këngëtarja amerikane e hitit “Like a Virgin” ka renditur pesë rregullat bazë, ku të parën ka listuar rregullin “Buzëqesh”.
Rregulli i dytë sipas saj është “Të jesh i lumtur”, rregulli i tretë “Të dëgjosh të tjerët”, dhe rregulli i katërt “Të flasësh me mirësi”.
Si rregull të fundit këngëtarja 64-vjeçare e ka vendosur “Ji i lumtur me atë që ke”.
Madonna është nënë e gjashtë fëmijëve: Lourdes Leon 26-vjeç, Rorcco Ritchie 22 vjeç, Davod Banda Ciccone 17 vjeç, Mercy James Ciccone po ashtu 17 vjeç, dhe binjakët Stella dhe Estere Ciccone, nga 10 vjeç.
Postimi i saj në Instagram ka ardhur vetëm disa javë pasi në një intervistë për “Vanity Fair”, Madonna kishte folur rreth vështirësisë së të qenit nënë e gjashtë fëmijëve.