Showbiz

Bebe ka shtuar 13 kilogramë për shkak të sindromës së vezores policistike

Foto: AP/Associated Press
 

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, i ka shtuar 13-kilogram pasi u diagnostikua me sindromën e vezores policistike, ndryshe e njohur si PCOS.

Pop ylli 33-vjeçar ishte diagnostikuar nga mjekët me këtë sëmundje - që shkakton një çekuilibër hormonal - vitin e kaluar dhe tani ka vendosur t’ia shpjegojë publikut se problemet shëndetësore e kanë shkaktuar ndryshimin e peshës së saj. Megjithëkëtë, ajo është e vendosur të qëndrojë pozitive dhe të kujdeset për veten sa më mirë që është e mundur.