Showbiz

Al Pacino do të bëhet baba për herë të katërt

Foto: AP/Associated Press
 

Ylli i njohur i kinematografisë, Al Pacino, do të bëhet sërish baba në moshën 83-vjeçare.

Aktori i filmit “Scarface”, i cili e ka vajën 33-vjeçare Julie dhe binjakët 22 vjeç, Anton dhe Olivia, nga lidhjet e kaluara, është në pritje të fëmijës së katërt me partneren e tij 29-vjeçare, Noor Alfallah. Ajo është në muajin e tetë të shtatzënisë dhe pritet që shumë shpejtë ta sjell në jetë fëmijën e çiftit.