Showbiz

Shqiptarja nga Kosova që iku nga lufta, zgjedhet miss i Londrës

 

27-vjeçarja me origjinë nga Kosova, Françeska Murati, ka rrëmbyer 5 nga 8 çmimet e akorduara për vajzat pjesëmarrëse në “Miss London 2023”.

Qysh e vogël ajo bashkë me familjen kanë ikur nga lufta në Kosovë për në Britani. Siç ka rrëfyer ajo, fëmijërinë në Britani s’e ka pasur fare të lehtë, pasi është bullizuar jo vetëm ajo por u janë hedhur gjësende para derës së shtëpisë së familjes. Prindërit e saj ishin të lumtur në vendin e vet, por nuk patën mundësi tjetër pos të iknin që të shpëtonin jetët e tyre, shkroi gazeta britanike “MyLondon”.