Ylli i muzikës rep, Nicki Minaj, i shfrytëzoi rrjetet sociale për ta paralajmëruar lansimin e albumit të pestë të incizuar në studio, për muajin tetor. Megjithëkëtë, ajo nuk dha më shumë hollësi rreth incizimit të ardhshëm.
Muajin e kaluar, Nicki i informoi ndjekësit e saj se albumi pasues i atij të vitit 2018, “Queen”, do të jetë projekti më i mirë i lansuar në tregun muzikor gjatë 2023-tës.
Reperja 40-vjeçare i ka premtuar adhuruesit se albumi i ri do të publikohet para se të përfundojë ky vit, derisa gjithashtu e ka përmendur realizimin e një turneu promovues.
Albumi i fundit i Minajit, “Queen”, u lansua në gusht të vitit 2018. Disa prej këngëve të tij shënuan suksese të jashtëzakonshme të toplistat muzikore duke u shndërruar edhe në hite, si “Good Form”, “Chun-Li” dhe “Barbie Dreams”. Nga atëherë, reperja e famshme i ka publikuar edhe disa këngë të reja, përfshirë këtu “Super Freaky Girl” dhe “Red Ruby Da Sleeze”, si dhe disa bashkëpunime me artistë të tillë si, Kim Petras, Ice Spice dhe të tjerë.
Nicki po ashtu është pjesë e albumi me kolona zanore të filmit të shumëpritur nga publiku, “Barbie”.
Në muajin mars, ylli i hitit “Anaconda” e bëri të ditur lajmin se po e krijon labelin e saj muzikor, që shërben si filial i studios incizuese “Republic Records”. Ndërsa reperja ende nuk e ka bërë të ditur emrin e labelit, ajo e ngacmoi kureshtjen e fansave duke i përmendur emrat e disa artistëve që do të bëhen pjesë e tij, si Nana Fofie, Tate Kobang, Rico Danna dhe London Hill.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.