Showbiz

“U2” e debutoi këngën e re në Las Vegas

Foto: AP/Associated Press
 

Rok-grupi i njohur botëror, “U2”, e debutoi këngën e re me titull “Atomic City”, gjatë një koncerti befasues në Las Vegas të shtunën mbrëma.

Rokerët irlandezë besohet se ishin duke e xhiruar një videoklip të ri jashtë hotelit “Plaza”, para 250 njerëzve të mbledhur në atë lokacion. Thuhet se vokalisti, Bono, po e interpretonte këngën live por muzika ishte e incizuar.