Showbiz

YouTube ia ndal paratë Russel Brandit, pas akuzave për dhunim

 

Uebfaqja e njohur e videove, YouTube, ka pezulluar pagesat për kanalin e aktorit të famshëm, Russell Brand pas akuzave për ngacmim seksual, dhunim dhe abuzim.

“Nëse sjellja e një krijuesi videosh jashtë platformës dëmton përdoruesit, punonjësit apo ekosistemin tonë, ne ndërmarrim veprime për të mbrojtur komunitetin”, ka thënë një zëdhënës i YouTube për “Financial Times”.