Ylli Oprah Winfrey po heziton të marrë ilaçin Ozempic në mënyrë që të humbë peshë.
69-vjeçarja po operohej në gjunjë kur u dha lajmi për ilaçin çudibërës i njohur zyrtarisht si “semaglutide” dhe “tirzepatide” i cili është i licencuar për administrimin e niveleve të sheqerit në gjak te njerëzit me diabet të tipit 2, por ka një efekt anësor të humbjes së peshës.
Kjo gjë e shtyri Oprahn të mendonte rreth metodës së humbjes se peshës, ka raportuar Female First.
Ajo po mendon se mënyra më e mirë për të është përmes metodës tradicionale, ushtrimeve dhe ushqimit të shëndetshëm.
Oprah ka thënë se të gjithë njerëzit duhet të jenë më pranues të çfarëdo peshe që dëshiron dikush ta ketë.
“Kur fillova të dëgjoja për herë të parë për ilaçet për humbjen e peshës, në të njëjtën kohë po bëja një operacion në gju dhe ndjeva: 'Duhet ta bëj këtë vetë.' Sepse nëse marr ilaçin, kjo është rruga më e lehtë për ta bërë", ka thënë Oprah.
Ajo përderisa po fliste në emisionin e saj “Oprah Daily” insistonte të gjithë njerëzit janë të ndryshëm kur bëhet fjalë për peshën dhe shpjegoi se asnjëra peshë nuk është “më ideale” se tjetra.
Oprah ndër të tjera ka dhënë një mendim se të gjithë duhet ta kenë një qasje pak me të mirë ndaj peshës e në këtë mënyrë të bëhen ndryshime rreth mendimeve që ajo mendon se janë të panevojshme si : “i trashë”- “i hollë”.
Pas operacionit ajo ka krijuar një lloj mirënjohje për trupin e saj pasi që bënte ‘hiking’.
Ndërsa po rehabilitohesha, fillova të ecja në këmbë. Çdo ditë, përpiqesha të ecja më shumë dhe të bëja më shumë. "Vlerësimi im për çdo organ dhe çdo gjymtyrë është zgjeruar në mënyrë eksponenciale”, ka thënë Oprah.
Përgatiti: Vita Abrashi - Kajtazi
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.