Showbiz

Rita Ora komenton Dua Lipën, entuziazmohet kur përmendet se janë shqiptare

 

“E bukur” është komenti që këngëtarja me famë botërore e me rrënjë nga Kosova, Rita Ora, ka pasur për bashkëvendasen, po ashtu me famë ndërkombëtare, Dua Lipën.

Në emisionin e Andy Cohenit, Rita dhe Dj Diplo, kanë komentuar disa figura të njohura botërore që u shfaqeshin në ekran. Kur doli fotografia e Dua Lipës, Rita u shpreh shkurt “e bukur”, ndërsa DJ amerikan shtoi “shqiptare” duke nxitur reagimin e Ritës.