Me veshje të thjeshtë, Lawrence merr krejt vëmendjen
Superylli amerikan, Jennifer Lawrence, ka lidhje të kamotshme me brendin prestigjioz “Dior”. Është e pritshme që ajo të shihet nëpër shfaqjet e këtij brendi e veshur në mënyrë më të mirë.
Këtë herë, gjatë Javës së Modës në Paris, Lawrence ka veshur një këmishë të bardhë të kombinuar me një fund të zi e të gjatë nga kadifeja. Veshjen e përfundoi me një palë këpucë po ashtu të zeza me majë. Pavarësisht veshjes së thjeshtë, Lawrence ka “pushtuar” titujt kryesorë të mediave botërore.
Dukja e saj u cilësua e “sofistikuar” nga “FootWearNews”.
Aktorja fituese e çmimit Oscar u vesh kështu për ta përcjellë shfaqjen e koleksionit të ri për meshkuj të brendit të famshëm “Dior”.
33-vjeçarja iu bashkua ambasadorëve të tjerë të brendit si Charlize Theron, Anya Taylor-Joy dhe Robert Pattinson për një fotografi të përbashkët përpara se të niste shfaqja.
Lawrence, i cila ishte ulur pranë këngëtares latine Rosalía në rreshtin e parë, e zbukuroi dukjen e saj “chic” me një orë argjendi, vathë të trashë prej ari dhe syze dielli dramatike në formë të syve të maces.
Jennifer Lawrence u caktua për herë të parë si inspirim për “Diorin” pasi bëri famë në vitin 2012 për shkak të rolit kryesor në filmin “Hunger Games”. Drejtori krijues i shtëpisë luksoze franceze të modës, Raf Simons, ishte impresionuar nga aktorja.
“Unë u mahnita nga prania e saj e mrekullueshme në ekran nëpër filma, por edhe nga interpretimet e saj të fuqishme të personazheve”, ka thënë ai.
Në vitin 2014, ajo pati zgjatur marrëveshjen me markën për tre vjet të tjera për 15 milionë dollarë.