Showbiz

Julia Roberts ka një rregull në shtëpi për telefonat e fëmijëve

 

Aktorja e njohur e Hollywoodit, Julia Roberts, ka një rregull shumë të thjeshtë në shtëpi sa u përket telefonave që kanë fëmijët e saj.

“Ne kemi një rregull të thjeshtë për telefonat, është një vend ku janë mbushësit dhe aty lihen posa fëmijët të hyjnë në shtëpi. Sigurisht, nuk ka telefona në tavolinë”, ka thënë aktorja për “Today”.