Showbiz

Dua Lipa mahnit të pranishmit në gala mbrëmjen e muzeut të Akademisë së filmit

 

Këngëtarja me famë botërore, me origjinë nga Kosova, Dua Lipa mahniti të pranishmit me dukjen e saj në gala mbrëmjen që u mbajt në muzeun e Akademisë së filmit në Los Engeles të SHBA-së.

Ajo për këtë mbrëmje kishte zgjedhur të veshë një fustan të zi me dantellë, i cili ishte tërësisht transparent, nga brendi Chanel. Ylli e kishte kombinuar fustanin me një palë të brendshme të zeza dhe e zbukuroi pamjen duke e shoqëruar fustanin me një palë stoli me diamante nga brendi Tiffany & Co.