Showbiz

A u bë Shqipëria shkak i ndarjes së Tottit nga gruaja e tij Ilary?

Ilary Blasi në rrëfimin e saj në dokumentarin
 

Ylli televiziv italian Ilary Blasi, ish-gruaja e futbollistit italian Frencesco Totti, ka publikuar dokumentarin e saj “Unica”, dokumentar ky që mori shumë vëmendje. Edhe pasi u publikua një javë më parë, po qëndron në top dhjetëshe si më i shikuari në platformën “Netflix”.

Këtë dokumentar Ilary e bëri për të treguar versionin e saj të së vërtetës nga ndarja me “Perandorin e Romës”, ish-futbollistin, Franchesco Totti.