Shtojca për Kulturë

“Kisha e sherrit” – dëshmi e provokimeve klero-nacionaliste në malin e Rumisë

“Kisha e sherrit” – dëshmi e provokimeve klero-nacionaliste në malin e Rumisë
Kisha metalike u vendos më 18 qershor 2005 në Malin e Rumisë në Tivar, financuar nga Kisha Ortodokse Serbe dhe me ndihmën e helikopterëve ushtarakë “Mi-8” të ushtrisë së Serbisë e Malit të Zi, me bekimin e pushtetit malazias. Një veprim i tillë nga Kisha Ortodokse Serbe (KOS) dëshmon se ata janë në shërbim të falsifikimit të historisë, përkatësisht të politikës serbomadhe

Libri “Kisha e sherrit” i Hajrudin S. Mujës – botoi, “Logos-A”, Shkup-Prishtinë-Tiranë, 2014 – ka të bëjë me një situatë të panjohur deri më tash jo vetëm në territorin e Komunës së Tivarit, por edhe më gjerë në Mal të Zi, sepse kemi të bëjmë me vendosjen e objektin metalik në maje të malit të Rumisë. Nuk ka dilemë se një veprim i tillë ishte i natyrës politike, duke dëshmuar në praktikë intolerancën ortodokse kundrejt grupeve të tjera religjioze, edhe në këtë mjedis multinacional e multikulturor, e vendosur pa leje të organeve komunale në Tivar

Në kuadrin e mërgimtarëve shqiptarë të cilët jetojnë e veprojnë në SHBA, ekzistojnë individë të cilët përveç punës së obliguar, merren edhe me hulumtime e botime të ndryshme. Në këtë kategori të rrallë bën pjesë Hajrudin Muja, i cili deri më tash është prezantuar me botime të ndryshme shkencore e publicistike, të cilat për nga qasja dhe tematika e trajtuar kanë zgjuar interesim tek opinioni i gjerë.

Në vazhdën e botimeve nga H.Muja, kësaj here kemi marrë në shqyrtim librin “Kisha e sherrit”, botuar nga “Logos-A”, në vitin 2014.