Shtojca për Kulturë

“Nomadland” dhe “Promising Young Woman” prijnë me çmime në “BAFTA”

“Nomadland” dhe “Promising Young Woman” prijnë me çmime në “BAFTA”
 

Londër, 11 prill (BBC) – “Nomadland”, një film për një grua që jeton në një furgon në Amerikën Perëndimore pas telasheve financiare, ka prirë me çmime në ceremoninë e sivjetme të “Bafta Film Awards”.

Ka marrë katër çmime, duke përfshirë filmin më të mirë, aktoren më të mirë për yllin e saj Frances McDormand dhe regjisorin më të mirë.