Shtojca për Kulturë

“Romakët nuk qenë në gjendje ta nënshtronin trevën ilire”

Në trevën ilire jugore gjatë këtyre shekujve ishin formuar disa krahina të mëdha etno-gjeografike: Labiania, Parthinia (Bardhinia) e Dasaretia, në viset që më parë i përkisnin shtetit ilir, kurse në kufirin e shtetit ilir me atë epirot ishte Atintania dhe në jug të saj Kaonia. Këto krahina do të luajnë një rol të rëndësishëm në ngjarjet e shndërrimet e shekujve të mëvonshëm, madje edhe në procesin e gjenezës së popullit shqiptar

Proceset e shndërrimit që na interesojnë kanë parahistorinë e tyre, një periudhë gati 200-vjeçare që i paraprin; ajo fillon menjëherë pas luftës së parë ilire-romake (v. 229 p.e. sonë), vazhdon me rënien e shtetit ilir, me vendimet që mori Roma në Ilirinë e Jugut (v. 168) e me krijimin e provincës së Maqedonisë (v. 148), në të cilën qenë përfshirë krahinat në jug të lumit Mat. Shndërrimet kanë pasur kryesisht karakter politik. Republika skllavopronare romake e shkatërroi në radhë të parë unitetin politik të ilirëve, i copëtoi ata – që të mos bashkohen – në njësi të vogla administrative politike-koinone e polise me statuse të ndryshme, duke ruajtur edhe institucionet e vjetra politike të tyre, por gjithmonë të varura prej saj

Historia mjaft e trazuar e ilirëve dhe kultura e tyre e shekujve të pushtimit romak, pas kërkimeve të reja, kanë filluar të marrin pamjen e vet, duke dalë si një tërësi e njësuar e logjike me një zhvillim të sigurt në vazhdimësinë e tyre. Ato kanë përmbajtjen e një periudhe, tipari thelbësor i së cilës është qëndresa kundër romanizimit. Proceset e shndërrimeve në këtë periudhë, shtrirja e tyre në kohë e në hapësirë, reagimi dhe qëndresa ndaj tyre e popullsisë ilire, por edhe dukuritë që i kanë shoqëruar, përbëjnë temën që kemi zgjedhur për të parashtruar në këtë Kuvend. Mbi bazën e një analize të burimeve të shkruara dhe të dhënave të arkeologjisë, në trajtesë do të nxirren edhe përfundime. Si në çdo fillim të një pune, ato nuk kanë si të jenë shteruese dhe më tepër synojnë ta hapin perspektivën për një program të njësuar e të gjerë të kërkimeve arkeologjike e historike për këtë problem, që do të zbatohet me përmasa më të mëdha në të ardhmen.

1. Proceset e shndërrimit që na interesojnë kanë parahistorinë e tyre, një periudhë gati 200-vjeçare që i paraprin; ajo fillon menjëherë pas luftës së parë ilire-romake (v. 229 p.e. sonë), vazhdon me rënien e shtetit ilir, me vendimet që mori Roma në Ilirinë e Jugut (v. 168) e me krijimin e provincës së Maqedonisë (v. 148), në të cilën qenë përfshirë krahinat në jug të lumit Mat. Shndërrimet kanë pasur kryesisht karakter politik. Republika skllavopronare romake e shkatërroi në radhë të parë unitetin politik të ilirëve, i copëtoi ata – që të mos bashkohen – në njësi të vogla administrative politike-koinone e polise me statuse të ndryshme, duke ruajtur edhe institucionet e vjetra politike të tyre, por gjithmonë të varura prej saj. Romakët, në atë kohë, për shkak të luftërave e kryengritjeve të dalmatëve, dardanëve e fiseve të tjera ilire, nuk ishin në gjendje të kalonin drejtpërdrejt në qeverisjen e trevës jugore ilire.