Shtojca për Kulturë

Përplasja midis vlerave dhe realitetit

Në shoqëritë liberal-autokratike, si kjo e jona, e cila ende nuk e ka përfunduar procesin e transicionit: kalimin nga faza paramoderne në fazën moderne të organizimit të shoqërisë; në aleancë me vullnetin politik e administrativ, vesi i zgjuarsisë dinake të të patalentuarit, si përbërës i mendësisë parake, lehtësisht e gjen veten të favorizuar kundrejt virtytit të dijes së të talentuarit

Në shoqëritë si kjo e jona, të cilat, për shkak të shkallës së ulët të organizimit politiko-ekonomik, nuk kanë arritur të shkëputen prej orientimit fisnor të refleksionit etik, kaosi vleror i orientimeve dhe qëndrimeve rritet kur perversitetet e veprimeve që i prodhon etika individualiste e karakterit natyror-psikologjik në hapësirën publike mbulohen me koncepte liberalo-demokratike, si: tregu i lirë, ndërmarrësia, iniciativa individuale

Konflikti midis qëllimeve dhe vlerave të veprimeve

Në veprën “Lëkura e shagrenit”, Balzaku e identifikon dhe vë gishtin në plagën më të ndjeshme e më qenësore të qytetërimit perëndimor (dhe jo vetëm): në kundërthënien ontologjike dhe ekzistenciale të njeriut, i cili duhet të zgjedhë dhe të vendosë midis jetës që konsumohet nga dëshira për të jetuar pa dhembje e pa asnjë shqetësim dhe tmerrit të jetëgjatësisë që vjen si pasojë e heqjes dorë nga çdo formë e dëshirës; në konfliktin midis dëshirës dhe jetëgjatësisë; në konfliktin midis qëllimeve të veprimeve njerëzore dhe vlerave të gjërave që ai qëllim përmban; pra, me një fjalë, në konfliktin midis vlerave dhe realitetit.