Shtojca për Kulturë

Propaganda serbe e viktimizimit

Sot, trashëgimtarë të nëpërkëmbur të një perandorie, që kurrë nuk ekzistoi, nuk pajtohen kurrsesi me humbjen. Ka krenari, madje edhe bukuri në mënyrën e festimit të disfatave të tyre, meqë Zoti paska zgjedhur pikërisht këtë popull për ta sprovuar me fatkeqësi (Në foto: Serbët duke festuar Vidovdanin në Gazimestan më 26 qershor 2016)

Hipnotisti serb, duke kërkuar shfajësimin e madh për krimet e tij rrëqethëse, mjaftonte të maskohej si viktimë që të falej. Ku kemi gabuar ne me krizën jugosllave? Njëjtë, si me gabimin e përjetshëm që e bëmë me komunizmin dhe me përkrahjen tonë për Botën e Tretë: Ia kemi lejuar vetes të shantazhoheshim prej retorikës së viktimës

“Ditën kur krimi mëveshët me pafajësi, me një përmbytje kureshtare që është specifike për kohën tonë, është pafajësia ajo që duhet ta justifikojë veten” – Albert Camus, “L’Homme révolté.”

“Duke mos qenë të zotë t’i fuqizojmë të drejtit, ia kemi dalë t’i bëjmë të drejtë të fuqishmit” - Pascal, Pensées