Shtojca për Kulturë

Shkrimtari kroat që me anijen “Besa” lundroi mbarë botën

Në ditarët e botuar më 1973, në dy vëllime, të cilët mbajnë titullin “Besa 1” dhe “Besa 2”, Jozha Horvat shpjegon se kjo fjalë i kishte dhënë shumë kurajë për t’u nisur në udhëtimin e tij nëpër detet dhe oqeanet e botës

Kur në tetor të vitit 2012 në moshën 98-vjeçare vdiq në Zagreb Jozha Horvat, mijëra njerëz në Kroaci ulën kokën në shenjë nderimi. Ai ishte shkrimtar, detar i regjur, partizan, intelektual i angazhuar, dëshmitar i shekullit ‘20. “Jozha Horvat pati një jetë jashtëzakonisht të pasur. Për ne që e kemi njohur nga ditët e rinisë ai ishte nocion i vitalitetit të palodhshëm”, tha historiani i njohur Slavko Goldstein.

 

Ditari i Adriatikut: Jozha Horvat u betua në besën shqiptare, “Besa” e quajti anijen e tij, me të cilën shëtiti rruzullin ujor - dhe “Besa” i titulloi dy vëllime të shënimeve të tij nga udhëtimet me anije. Portret i një shkrimtari besnik

Kur në tetor të vitit 2012 në moshën 98-vjeçare vdiq në Zagreb Jozha Horvat, mijëra njerëz në Kroaci ulën kokën në shenjë nderimi. Ai ishte shkrimtar, detar i regjur, partizan, intelektual i angazhuar, dëshmitar i shekullit ‘20. “Jozha Horvat pati një jetë jashtëzakonisht të pasur. Për ne që e kemi njohur nga ditët e rinisë ai ishte nocion i vitalitetit të palodhshëm”, tha historiani i njohur Slavko Goldstein.

Qysh si gjimnazist, Jozha Horvat mori në telefon shkrimtarin e famshëm Miroslav Kërlezha, të cilin e njoftoi se kishte shkruar një roman dhe e luti t’ia lexonte dorëshkrimin. “Kam qenë gjimnazist, ndërsa Kërlezha atëherë ishte në Mount Everestin e fushës letrare. Në telefon ishte paksa i shqetësuar kur u prezantova. Tek kur i thashë se jam gjimnazist, ma dha rastin të shkoj tek ai”, kishte treguar Horvat në vonë në një intervistë.