Shtojca për Kulturë

Stonehenge mund të jetë vendi i radhës në Britani që do të hiqet nga UNESCO-ja

Vizitorë në Stonehenge gjatë solisticit veror më 21 qershor Foto: (Finnbarr Webster/Getty Images)
 

Mbretëria e Bashkuar po e shkallmon reputacionin e saj global për ruajtjen e aseteve historike, kanë paralajmëruar institucione të kulturës, ku Stonehenge pritet të jetë në radhë që, pas Liverpoolit, ta humbasë statusin e tij në listën e Trashëgimisë Botërore.

Institucioni i trashëgimisë së Kombeve të Bashkuara iu ka thënë ministrave britanikë se rrethi i njohur me gurë në Wiltshire do të vendoset në listën e “rrezikuar” – që është pararendësja e procesit për t’u hequr nga statusi i trashëgimisë së mbrojtur, në rast se një tunel rrugor shkon ashtu siç u planifikua.