Shtojca për Kulturë

Poezia e gjeneralit të skenës

Libri “Engjëlli blu” fluturon përtej pamjes, rrëfimit – edhe kur rrëfen. Ai është klasik edhe kur ndez tema urbane; ai është modern edhe kur e shenjtëron traditën

Para se të bëhej regjisor, Bekim Lumi ishte recitues. Deklamonte poezi në shkollë fillore, në gjimnaz, e kur erdhi në studime ishte deklamues i njohur. Por ai nuk mjaftohej vetëm me recitim, ndonëse zërin e tij të kadifenjtë dhe ndjenjën me të cilën përcillte vargjet të cilat nganjëherë shoqëroheshin me tinguj kitare, që admiroheshin nga të rinjtë, sidomos studentët. Shkruante poezi, por rrallë.

(Lumi qiellor)

Në vitet kur po binte perdja e hekurt e komunizmit në trojet arbërore, Bekimi organizonte tribuna e debate, intervista skenike e mbrëmje letrare në të cilat promovonte letërsinë moderne. Në të gjithë këto ngjarje që i praronte dora e tij, ndihej fryma e regjisë e deri në milimetra shenjohej lëvizja e artistëve dhe e krijuesve në ambientet skenike, sidomos në Sallën e Kuqe të Fakultetit Filozofik në Universitet të Prishtinës.