Shtojca për Kulturë

Laboratori poetik i Bekim Lumit ose prania artistike e mungesës

Më duhej të gërmoja shkronjë pas shkronje, të shkruara me lakadredhat e tij të stilizuara, ta dekodoja kodin e tij poetik, t’i nxirrja vargjet nga margjinat e fletëve, t’i deshifroja mes rreshtave (shiko faksimilet e poezive), me kujdesin për të mos e huqur asnjë fjalë, e larg saj ndonjë figuracion

Lexues i nderuar, pasi të keni kaluar prej kapitullit në kapitull, prej poezisë në poezi, të veprës së Bekim Lumit, “Engjëlli blu”, mund të thoni: pse tash detyrohemi të hymë në laboratorin e tij poetik?! A nuk na mjaftuan hapësira e tij poetike, simbolika e tij, laramania e motiveve, ironia e tij, loja e tij me arketipet e mentalitetit tonë, etj. Fakti që ky libër botohet pas vdekjes së autorit, na obligon të ndajmë me ju një pjesë të asaj që quhet proces krijues i çdo autori. Te Bekimi, ky proces është aq i thellë, aq origjinal dhe para së gjithash aq eksperimental.

 

Procesi krijues, siç dihet, fillon e zhvillohet diku në brendi të preokupimeve, në ngjizje të ideve. Pastaj, diku në vetminë e thellë merr formë nëpër vargje, që herë duken si bimë të egra e herë si lule që presin të lëshojnë aromë. Kjo ngjan edhe te poezia e Bekim Lumit, e lënë dorëshkrim, në disa fletore dhe fletë shënimesh, që nga koha e migrimit të tij në vitet e ’90-ta në Shqipëri, e pastaj në Gjermani, deri në ditët e pasluftës

Lexues i nderuar, pasi të keni kaluar prej kapitullit në kapitull, prej poezisë në poezi, të veprës së Bekim Lumit, “Engjëlli blu”, mund të thoni: pse tash detyrohemi të hymë në laboratorin e tij poetik?! A nuk na mjaftuan hapësira e tij poetike, simbolika e tij, laramania e motiveve, ironia e tij, loja e tij me arketipet e mentalitetit tonë, etj. Fakti që ky libër botohet pas vdekjes së autorit, na obligon të ndajmë me ju një pjesë të asaj që quhet proces krijues i çdo autori. Te Bekimi, ky proces është aq i thellë, aq origjinal dhe para së gjithash aq eksperimental.

Procesi krijues, siç dihet, fillon e zhvillohet diku në brendi të preokupimeve, në ngjizje të ideve. Pastaj, diku në vetminë e thellë merr formë nëpër vargje, që herë duken si bimë të egra e herë si lule që presin të lëshojnë aromë. Kjo ngjan edhe te poezia e Bekim Lumit, e lënë dorëshkrim, në disa fletore dhe fletë shënimesh, që nga koha e migrimit të tij në vitet e ’90 në Shqipëri, e pastaj në Gjermani, deri në ditët e pasluftës. Ashtu siç e kishte krijuar si regjisor Laboratorin Loja, për teatrin e tij, ku me një përsosmëri artistike, estetike, krijoi më se dhjetë shfaqje, po e njëjta ndjenjë, i njëjti përkushtim e ndjek edhe në laboratorin poetik, që e la si trashëgimi të punës së tij, që shtrihet në shumë fusha të artit dhe të publicistikës. Isha unë, që fillova t’i hap fletoret e tij me poezi, t’i lexoj letrat e tij të pakënduara deri atëherë nga askush. Nuk ishte e lehtë; dukej sikur hyja në një shtëpi të huaj me plot mistere të habitshme, me plot kthesa dhe të panjohura. Më duhej të gërmoja shkronjë pas shkronje, të shkruara me lakadredhat e tij të stilizuara, ta dekodoja kodin e tij poetik, t’i nxirrja vargjet nga margjinat e fletëve, t’i deshifroja mes rreshtave (shiko faksimilet e poezive), me kujdesin për të mos e huqur asnjë fjalë, e larg saj ndonjë figuracion.