Shtojca për Kulturë

“Një dorë manushaqe të egra për mendime të thella në studimet shqiptare”

Çështjet e trajtuara në këtë libër nga antropologu Albert Doja, nëpërmjet një qasjeje thellësisht analitike dhe me një përgatitje të lartë teorike e njohëse, sjellin këndvështrime të reja në studimet shqiptare, të cilat janë shumë të nevojshme për mendimin antropologjik shqiptar

Viteve të fundit, një praktikë e bartur nga studimet ndërkombëtare ka filluar të zërë vend edhe në studimet tona. Është fjala për praktikën e, ta quaj, një forme të antologjisë disiplinare autoriale, që i nënkupton botimet festive ku tubohen artikujt të zgjedhur të autorit akademik, me rastin e arritjes së një jubileu të moshës apo të një faze krijuese. Falë kësaj praktike të mirë, vetëreflektuese për autorin por shumë lehtësuese dhe ndihmuese për lexuesin, i cili arrin t’i ketë të tubuara në një libër tërësinë e veprave të një shkencëtari, hulumtuesve e studiuesve shqiptarë të shkencave sociale iu ofrua një botim serioz dhe shumë i vlershëm nga një studiues i antropologjisë, artikujt e të cilit janë të botuar e të njohur në pothuajse secilin universitet e qerthull antropologjie në Evropë dhe jo vetëm. Është fjala për antropologun shqiptar akademik Albert Doja dhe botimin e tij të fundit në gjuhën shqipe me titull “Shfaqja e Antropologjisë në Shqipëri”, ku janë përmbledhur shkrimet e zgjedhura të autorit me rastin e 60-vjetorit të lindjes, nën përkujdesjen e studiueses Enika Abazi, të cilin e botoi Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

 

Recension për librin “Shfaqja e Antropologjisë në Shqipëri” të akademikut Albert Doja, botoi: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2018. 373 faqe

Viteve të fundit, një praktikë e bartur nga studimet ndërkombëtare ka filluar të zërë vend edhe në studimet tona. Është fjala për praktikën e, ta quaj, një forme të antologjisë disiplinare autoriale, që i nënkupton botimet festive ku tubohen artikujt të zgjedhur të autorit akademik, me rastin e arritjes së një jubileu të moshës apo të një faze krijuese. Falë kësaj praktike të mirë, vetëreflektuese për autorin por shumë lehtësuese dhe ndihmuese për lexuesin, i cili arrin t’i ketë të tubuara në një libër tërësinë e veprave të një shkencëtari, hulumtuesve e studiuesve shqiptarë të shkencave sociale iu ofrua një botim serioz dhe shumë i vlershëm nga një studiues i antropologjisë, artikujt e të cilit janë të botuar e të njohur në pothuajse secilin universitet e qerthull antropologjie në Evropë dhe jo vetëm. Është fjala për antropologun shqiptar akademik Albert Doja dhe botimin e tij të fundit në gjuhën shqipe me titull “Shfaqja e Antropologjisë në Shqipëri”, ku janë përmbledhur shkrimet e zgjedhura të autorit me rastin e 60-vjetorit të lindjes, nën përkujdesjen e studiueses Enika Abazi, të cilin e botoi Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

Profili i shkencëtarit të kalibrit ndërkombëtar